Sarri interesohet sërish për Hysajn

Futboll

Sarri interesohet sërish për Hysajn

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:36
Sarri interesohet sërish për Hysajn

E ardhmja e Elseid Hysajt duket se lidhet dhe me fatin e Maurizio Sarrit. Trajneri italian është me një këmbë jashtë Chelseas dhe duket shumë afër stolit të Juventusit. Largimi i Max Allegrit ka lënë vendin bosh dhe italiani mund të jetë njeriu i duhur për ta zëvendësuar. Lojë agresive dhe sulmuese, atë që duan te kampionët e Italisë.

Corriere dello Sport shkuan se Sarri interesohet sërish për Hysaj, madje mund ta marrë me vete te Juventusi. Palët kanë një marrëdhënie shumë të mirë, pasi kanë qenë së bashku tek Empoli dhe Napoli. Sarri donte ta merrte dhe te Chelsea, por Napoli nuk pranoi ta lëshonte. 

Situatat kanë ndryshuar me Ancelottin që nuk e ka të preferur shqiptarin dhe presidentin Aurelio De Laurentiis që ka vendosur të ulë kërkesat ekonomike për shqiptarin. Joao Cancelo ka dhënë sinjale largimi nga Torino, prandaj dhe Hysaj mund të ishte zëvendësuesi i tij i përshtatshëm. Çmenduri kur e mendon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat