I “rrëmbeu” talentin Greqisë, deklarata e Bushit bën bujë në mediat helene

Futboll

I “rrëmbeu” talentin Greqisë, deklarata e Bushit bën bujë në mediat helene

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:38
Alban Bushi

Alban Bushi u pyet dje nga “Panorama Sport” në lidhje me sulmuesin e talentuar që është pjesë e Olimpiakosit, Emiljano Bullari.

Përgjigjja e trajnerit të U-21, ku ndër të tjera theksoi se shumë shpejt 17-vjeçari mund të jetë e ardhmja e ndritur e Kombëtares shqiptare, ka bërë dje bujë në mediat greke. Të gjitha portalet sportive, të cilat përfaqësojnë edhe të përditshmet më të njohura në shtetin helen, kanë botuar deklaratën e Bushit, duke bërë interpretimet e tyre.

Në Greqi besojnë ende se një produkt i akademisë së Olimpiakosit do të luajë për helenët, por gjithsesi Bullari e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij dhe pritet që të debutojë me U-21 në ndeshjet e muajit qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat