Mascherano sulmon Icardi: Hëngri në tryezën tonë, por e përmbysi atë…

Futboll

Mascherano sulmon Icardi: Hëngri në tryezën tonë, por e përmbysi atë…

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:03
Javier Mascherano

Trajneri i Argjentinës, Scaloni, nuk përfshiu Mauro Icardi në mesin e lojtarëve të thirrur për të garuar në “Copa America 2019”. Ky vendim u komentua nga njëri prej ish-senatorëve të dhomës së zhveshjes së Albiceleste, Javier Mascherano, i cili foli për mikrofonin e “Late FM”: 

“Nëse ju më pyetni si e konsideroj këtë zgjedhje të trajnerit, unë iu përgjigjem lehtësisht. Skuadra kombëtare argjentinase nuk i takon askujt, ajo iu takon të gjithëve. Secili prej nesh, që kemi qenë me fat dhe kemi marrë pjesë në ekipin kombëtar për një kohë të gjatë, e kemi merituar”. 

Ish-lojtari i Barcelonës nuk deshi të komentonte deklaratat e sulmuesit zikaltër, sipas të cilit ekziston një mjedis mbytës në dhomën e zhveshjes së Albiceleste: "Unë nuk komentoj deklaratat e tij dhe as marr përgjegjësi për atë që thotë. Mund të them vetëm se hante në tryezën tonë, por e përmbysi atë…" 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat