KF Feronikeli sot feston për sukseset e sezonit 2018/2019

Futboll

KF Feronikeli sot feston për sukseset e sezonit 2018/2019

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:14
KF Feronikeli sot feston për sukseset e sezonit 2018/2019

KF Feronikeli sot (e shtunë) do të festojë për sukseset në sezonin 2018/2019.

Skuadra nga Drenasi ka arritur që të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Kosovës.

Për këto suksese, Feronikeli ka ftuar qytetarët dhe tifozët për të festuar sukseset të shtunën me fillim nga ora 20:00 në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas.

Njoftimi i KF Feronikelit:

Feronikeli sot feston titullin e kampionit të Kosovës në futboll, gjithashtu edhe DigitAlb Kupën e Kosovës, me një ceremoni fantastike që është paraparë të fillojë prej orës 20:00.

Festë e menduar deri në detajin e fundit, do të mbretërojë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nderë të kampionëve të Kosovës.

Ftojmë të gjithë fansat e Feronikelit, qytetarët e Drenasit dhe të gjitha viseve tjera të Kosovës e anë e mbanë, që të bashkohen me ne në festën për kampionët.

Për argëtimin e të pranishmëve, do të përkujdesen edhe këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini, Xhezair Elezi (Xheza).

Në skenë do të jenë edhe kampionët e Kosovës, së bashku me trofetë e fituar, prandaj mos hezitoni ti bashkoheni festës me ne. Shihemi në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat