"Nevriku" Mavraj jep leksione: Duhet të jemi të akulltë!

Futboll

"Nevriku" Mavraj jep leksione: Duhet të jemi të akulltë!

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:30
Mërgim Mavraj

Inglostadti fitoi ndeshjen e parë të "play-out"-it ndaj Wehen me rezultatin 1-2. Mundësi shumë e mirë për ekipin gjerman që të realizojë një mrekulli, pasi mund të sigurojë qëndrimin në Bundesliga 2. 

Mbrojtësi shqiptar luajti mjaft mirë dhe ndihmoi skuadrën e tij. 32-vjeçari është kthyer në lider tek ekipi i Inglostadti duke transmetuar qetësi dhe eksperiencë. Lojtari i kombëtares sonë ka folur pas sfidës duke kërkuar qetësi nga skuadra. 

"Morali i djemve është i lartë. Ne duhet të jemi të qetë dhe të ftohtë. Nuk duhet të nënvlerësojmë për asnjë moment kundërshtarin, pavarësisht fitores në sfidën e parë. Duhet të qëndrojmë me këmbët tona dhe ta kalojmë me sukses këtë sfidë", - u shpreh Mavraj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat