Dëmtohet sulmuesi i Kombëtares

Futboll

Dëmtohet sulmuesi i Kombëtares

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:01
Dëmtohet sulmuesi i Kombëtares

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka marrë një lajm negativ në prag të sfidave të muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë. Sulmuesi Rei Manaj është dëmtuar në stërvitje, teksa me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të ekipit Kombëtar.

Lushnjari nuk është grumbulluar as në sfidën e sotme, që skuadra e tij Albasete do të luajë në transfertë ndaj Gijonit.

Një humbje e madhe kjo për kuqezinjtë. Në këtë sezon Manaj u aktivizua 26 ndeshje me Albaseten, teksa shënoi 6 gola. Sulmuesi së fundi ishte shndërruar në një titullar te skuadra spanjolle duke gëzuar një formë mjaft të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat