Gatuzo: Nëse arrijmë Championsin, 11 vite nuk e heq mjekrën

Futboll

Gatuzo: Nëse arrijmë Championsin, 11 vite nuk e heq mjekrën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:12
Genaro Gattuzo

Milani ende shpreson për një vend në Ligën e Kampionëve dhe megjithëse nuk ka asgjë në dorë tashmë, besimi është i madh se Interi ose Atalanta do të hedhin një hap të gabuar në javën e fundit të kampionatit dhe kuqezinjtë do të fitojnë në transfertë. Më shumë si iluzion sesa realitet është edhe për Gatuzon që ka pranuar se do të bëjë çmenduri në rast kualifikimi, pasi që ka premtuar se nuk do të heqë mjekrën për 11 vite.

“Nuk e di çfarë do të bëj nëse këtë sezon arrijmë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Ndoshta, nuk do ta heq mjekrën për 11 vjet nëse arrijmë kualifikimin, të shohim”, ishte premtimi i Gatuzos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat