Hazard zbraz arkën e Realit, Chelsea cakton dëmshpërblimin

Futboll

Hazard zbraz arkën e Realit, Chelsea cakton dëmshpërblimin

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:15
Eden Hazard

Transferimi i Eden Hazard te Reali i Madridit i afrohet çdo ditë e më shumë konkretizimit. Në fakt, transferimi ka mbetur ende në pritje për shkak të finales së Ligës Europa , ku Hazard do të jetë i impenjuar me londinezët përballë Arsenalit. Ndërkaq, të dy klubet janë në bisedimet e fundit për të gjetur dakordësinë e çmimit, të cilat ‘Los Blancos’ duhet t’ia paguajnë klubit të Abramoviç. Sipas asaj që raporton ‘Sky Sports’, arkave të madrilenëve, sulmuesi belg do t’iu kushtojë 130 milionë paund, një shifër e cila është pranuar edhe nga londinezët. Në këtë formë, ëndrra e Hazard për të luajtur me madrilenët do të realizohet teksa sulmuesi do të ketë detyrën e vështirë për të udhëhequr skuadrën në nivelin e kërkuar, pretendente për trofetë më të rëndësishëm, pas një sezoni tejet zhgënjyes, në të cilën dolën duarbosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat