Gattuso të bëjë gati valixhet, Milan po e transferon top trajnerin evropian

Futboll

Gattuso të bëjë gati valixhet, Milan po e transferon top trajnerin evropian

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:37
Gennaro Gattuso

Skuadra e Milanos duket se është duke menduar për zëvendësuesin e Gennaro Gattuso.

Mediet italiane raportojnë se ‘Rossonerët’ kanë filluar të shikojnë për një trajner të ri, dhe me gjasë atë e kanë gjetur në francë.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se trajneri i Monaco, Leonardo Jardim shihet si zëvendësuesi potencial i Gattuso.

Portugezi udhëhoqi skuadrën e Monacos drejt titullit të kampionit në Ligue 1, në vitin 2017, si dhe drejtë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Së fundmi, ai ka zëvendësuar ‘të dështuarin’ Thierry Henry, duke arritur që ta kthjellë skuadrën dhe shpëtoj nga rënia e ligës.

Një marrëveshje e mundshme mes Milan dhe Jardim po orkestrohet nga agjenti Jorge Mendes dhe shefi ekzekutiv i Milan, Gazidis.

Një nga opsionet tjera të mundshme që është përmendur në mediet italiane është edhe shkëmbimi kokë më kokë Gattuso – Jardim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat