U “kap mat”

Futboll

U “kap mat”

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:37
U “kap mat”

Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United në Premier League, Jose Mourinho (56 vjeç), u “kap mat” të shtunën në mëngjes në Londër. Ai u fotografua me një T-shirt të bardhë, mbi të cilën shkruhej “Adidas”. I veshur sportiv dhe me rroba të lehta, si për verë, portugezi dukej dhjetë vjet më i ri, sidomos kur doli nga berberi. “Special One” kaloi nëpër “Haks Barbers”, që drejtohet nga një qipriot, për t’u rruar. 

Pasi kishte përdorur vajra për të zbutur lëkurën e tij, Mourinho u fotografua me një peshqir të nxehtë, që i mbulonte krejtësisht fytyrën, për t’i zhbllokuar poret e tij, pastaj me një peshqir të ftohtë, për të kundërtën. I rruar dhe parfumosur, pasi doli nga berberi, trajneri i njohur vijoi i shkujdesur rrugën, me celular në dorë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat