Presidenti slloven i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka komentuar situatën e sotme në lidhje me mesfushorin e Armenisë dhe Arsenalin, Henrikh Mkhitaryan.
Pas konsultimit me lojtarin dhe familjen e tij, Arsenali vendosi të mos e ftoj Mkhitaryanin në finalen e Evropa Ligës kundër Chelsea – që do të mbahet më 29 maj në Baku.
“Nëse futbolli lejon veten të ndalet nga tensione të tilla – atëherë ne nuk do të mund të organizojmë asgjë në të ardhmen”, përfundoi Presidenti i UEFA-s.
Por për shkak të shqetësimeve të sigurisë – kapiten i skuadrës kombëtare të futbollit të Armenisë dhe mesfushori i Arsenalit Henrikh Mkhitaryan ka vendosur të mos bashkohet me Gunners në këtë ndeshje.
Dhe skuadra e Arsenalit kritikoi UEFA-n për mbajtjen e kësaj loje në kryeqytetin e Azerbajxhanit.
Kujtojmë se në të kaluarën, Mkhitaryan ka humbur dy ndeshje të Kupës Evropiane me klubet e Azerbajxhanit.