Me humor dhe model të ri flokësh

Futboll

Me humor dhe model të ri flokësh

Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:10
Me humor dhe model të ri flokësh

Juventusi do të luajë mbasditen e nesërme në transfertë ndaj Sampdorias, një ndeshje pa vlera. Para mediave ka dalë Alegri, i cili ka folur në konferencën për shtyp, duke u treguar bujar, pasi zbuloi të gjithë formacioin. Nga ana tjetër livornezi u shfaq i rigjeneruar dhe i buzëqeshur me një model të ri flokësh.

“Unë jam këtu për t’iu përshëndetur dhe t’iu jap formacionin e nesërm. Pisnoljo, Kaseres, Rugani, Kielini, De Shiljo, Kuadrardo, Emre Çan, Bentankur, Dibala Pereira dhe Ken, do të luajnë nesër. Shezni ka një problem në gju. Ndërsa Ronaldo duhet të pushojë pasi do t’i duhet kombëtares”, ka thënë Alegri.

Ndërkaq Alegri e mbyll me humor konferencën e tij të fundit: “Le të shkojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe ta përfundojmë me stil kampionatin, kundër një skuadre që ka bërë një kampionat të madh. Duhet të pranojmë që Xhiampaolo ka bërë një punë të mrië. Pastaj do të shkojmë në det të marrim rreze dielli dhe një krem mbrojtës me vete”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat