Guinea fiton ‘luftën’ me Klopp: Keita përfshihet në skuadrën kombëtare

Futboll

Guinea fiton ‘luftën’ me Klopp: Keita përfshihet në skuadrën kombëtare

Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:24
Naby Keita

Kombëtarja e Guineas ka fituar ‘luftën’ me Jurgen Klopp, lidhur me mesfushorin Naby Keita.

Keita ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, të cilën Liverpool e luante kundër Barcelonës.

Lojtari ka qenë i paaftë t’i ndihmojë skuadrës në ndeshjet pasuese, duke pasur një gjendje jo të mirë fizike.

Me gjendjen fizike aktuale të lojtarit dhe Kupën e Afrikës që po afron, kombëtarja e Guineas dhe trajneri Klopp filluan përballjen, me njërën palë që mendonte se duhet ftuar, dhe Klopp që mendonte se lojtari duhet pushuar.

Gjithsesi, së fundmi është bërë e ditur se kombëtarja e Guineas ka përfshirë në listë edhe yllin e Liverpool.

Guinea do të luajë dy ndeshje miqësore, më 7 dhe 11 qershor, kundër Gambia dhe Benin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat