Presidenti i Federatës së Malit të Zi kritikon ashpër Muriçin pse e zgjodhi Kosovën

Futboll

Presidenti i Federatës së Malit të Zi kritikon ashpër Muriçin pse e zgjodhi Kosovën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:44
Arijanet Muriçi

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviçeviq e ka kritikuar ashpër portierin e Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriçin.

“Dardanët” ndeshen me Malin e Zi në Podgoricë më 7 qershor, në përballjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Para kësaj përballjeje, presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, e kritikoi Muriçin për zgjedhjen e tij që të luajë për Kosovën, ndërsa shtoi se Beqiraj do të luajë me vullnet dhe dëshirë për Malin e Zi.

“Muriçi kushtëzoi Federatën tonë për të luajtur në kombëtaren A, edhe pse nuk kishte asnjë minutë të vetëm me klubin e tij. Ne i thamë atij se do të jetë në kombëtaren A kur ta ruajë portën e klubit. Ne nuk mund ta ftonim atë për shkak të lojtarëve tjerë, të cilët nga të rinjtë e kërkojnë A-n”, deklaroi Saviçeviq për “TVCG”.

“Fatosi do të ketë motiv, ai gjithmonë luan me vullnet dhe dëshirë për Mali e Zi. Kur të fillojë loja, asgjë nuk do të ketë rëndësi.”

Kujtojmë se Muriçi është kosovari i parë që hoqi dorë nga Mali i Zi për t’iu bashkuar Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat