Nuk ndalen

Futboll

Nuk ndalen

Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:47
Juventusi

Borussia e Dortmundit nuk do të mjaftohet me blerjet e Nico Schulz, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt në merkaton e kësaj vere pasi synon të afrojë të tjerë lojtarë me peshë për të ndërtuar një skuadër që mund të thyejë hegjemoninë 7-vjeçare të vendosur nga Bayern Munich, vitin tjetër. Pas 3 lojtarëve kualitativë dhe të rinj në moshë të afruar në harkun e dy ditëve, drejtuesit e klubit verdhezi po projektojnë një tjetër blerje. Këtë herë bëhet fjalë për një lojtar me një eksperiencë shumë të madhe dhe që e njeh shumë mirë kampionatin gjerman pasi në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellat e Wolfsburg dhe Bayern Munich. Bëhet fjalë për sulmuesin 33-vjeçar të Juventusit, Mario Mandzukic për kartonin e të cilit drejtuesit e Dortmundit janë gati të ofrojnë deri në 15 milionë euro. Një shifër kjo që mund të bindë Juventusin të lërë të lirë kroatin që sapo ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat