Mourinho tregon se cilat do të jenë kriteret për punën e tij të ardhshme

Futboll

Mourinho tregon se cilat do të jenë kriteret për punën e tij të ardhshme

Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:57
Jose Mourinho

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, është pa punë që nga dhjetori i vitit 2018, kur u largua nga Manchester United, por që tani ka shprehur dëshirën për t’iu rikthyer profesionit të tij.

Mourinho ka thënë se nuk do të bëjë zgjedhje emocionale për të ardhmen, por ka thënë se do të përdor kokën dhe të zgjedh projektin më të mirë.

Skuadra të ndryshme janë përmendur si mundësi destinacioni për ‘Special One’ që nga shkarkimi i tij nga United, por ai akoma nuk ka marrë vendimin e tij.

Së fundmi rreth  të ardhmes së tij, trajneri portugez ka folur për ‘Sky Sports’, ku ka sqaruar shumëçka.

“Nuk e di, sinqerisht nuk e di. E vetmja gjë që e di është se nuk mund të jem emocional” ka thënë Mourinho.

“Duhet të jem racional. Duhet të zgjedh jo sepse dua të punoj – duhet të zgjedh sepse është projekti i duhur për mua dhe projekti që më motivon” ka thënë tutje portugezi.

“Dua të jem më i fortë se kurrë. Jam duke studiuar, po punojë shumë me stafin tim që të kemi skuadër të mirë dhe të jemi gati të jemi përsëri të mëdhenj” ka shtuar ndër të tjerash ‘Special One’.

“Kështu që, duhet të mendoj. Ne do të mendojmë, të analizojmë dhe të marrim vendimin e duhur” ishin fjalët e Mourinho.

Tani për tani, Mourinho po vazhdon ta shijoj jetën vetëm si tifoz i sportit. Së fundmi është par në Grand Prix të Monakos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat