Një këshillë interesante për skuadrën e Tottenham ka dhënë Darren Anderton, i cili dikur mbronte ngjyrat e kësaj skuadre.
Ish anësori i Spurs beson se skuadra do ta ketë të pamundur ta mbaj Christian Eriksen, edhe në rast se triumfojnë në Ligën e Kampionëve.
Interesimi i gjigantëve evropian, siç mund të jetë Real Madrid, beson Anderton se do ta largonte danezin nga Londra.
Por, ai ka një zgjidhje për këtë problem, duke sugjeruar që skuadra e Pochettinos të interesohet për francezin Adrien Rabiot.
“Tottenham e kanë thuajse të pamundur ta mbajnë Eriksen, edhe nëse triumfojnë në Ligën e Kampionëve ose jo. Eriksen është mjaftueshëm i mirë që të shkoj tek secila skuadër” ka thënë Anderton.
“Porsa skuadra si Real Madrid apo Barcelona të deklarojnë interesimin për të, do të jetë e vështirë për Tottenham të garojnë me ata” ka shtuar ai.
Tutje, ish anësori i Spurs ka thënë se Rabiot do të ishte zëvendësuesi më i mirë për danezin.
“Rabiot do të ishte prurje fantastike tek Tottenham, por ai do të ketë vëmendjen e gjitha skuadrave” ka thënë ndër të tjerash Anderton.
Eriksen me skuadrën e tij do të kenë një test shumë të rëndësishëm të mbetur, kur më 1 qershor do të përballen me Liverpool, në kuadër të Ligës së Kampionëve.