De Ligt shumë afër nënshkrimit me Man Utd, kjo është oferta

Futboll

De Ligt shumë afër nënshkrimit me Man Utd, kjo është oferta

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:21
Matthijs de Ligt

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs de Ligt, është shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Manchester United.

Sipas raportimeve nga Spanja, skuadra e Manchester United ka bërë një ofertë të pa refuzueshme, për tu afruar shumë me mbrojtësin holandez.

Deri më tani thuhej se lojtari preferonte një kalim tek Barcelona, por duket se situata ka marrë një kthesë të papritur.

Gazetari i njohur i sportit, nga Spanja, Gerard Romero ka shkruar se ‘De Ligt është afër me Man United! Jo definitive, por një ofertë e mirë për lojtarin’.

Manchester United do të ketë konkurrencë nga Barcelona, Liverpool e Manchester City për lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat