Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai

Futboll

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai

Më: 26 maj 2019 Në ora: 08:26
Thomas Tuchel

Edhe pse arritën triumfin në Ligue 1, skuadra e Paris Saint Germain po konsiderohet se ka luajtur një sezon të dështuar.

Trajneri i kësaj skuadre, Thomas Tuchel, pret që skuadra e tij të përmirësohet pas këtij sezoni, për të pasur më shumë suksese edicionin e ardhshëm.

“Duhet të përmirësohemi, është e qartë. Duhet të luajmë me intensitet më të lartë gjatë ndeshjeve” ka thënë Tuchel.

“Të garosh në nivele të larta është esenciale. Ne duhet të shkojmë në një drejtim, t’iu tregojmë lojtarëve, tifozëve” ka thënë tutje gjermani.

“Ne kemi krijuar diçka, por s’ka mbaruar akoma. Kështu që duhet të vazhdojmë, të punojmë dhe të përmirësojmë lojën tonë” ka shtuar ndër të tjerash Tuchel.

Skuadra e PSG ka dëshpëruar tifozët edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke u mposhtur me rezultatin 2:1 nga Reims.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat