Ajdareviq beson se Kosova U-21 mund ta fitojë grupin

Futboll

Ajdareviq beson se Kosova U-21 mund ta fitojë grupin

Më: 26 maj 2019 Në ora: 00:46
Alfred Ajdareviq

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës muajin tjetër do të debutojë në eliminatoret për Evropianin 2021 që do të mbahet në Hungari e Slloveni, kurse Alfred Ajdareviq beson se “dardanët” e rinj mund të fitojnë grupin, përcjellin mediumet suedeze të mërkurën.

Kosova është pjesë e grupit të tretë eliminator, të cilin e përbëjnë edhe Turqia, Shqipëria, Anglia, Austria e Andorra, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshjen e parë në këto eliminatore Kosova do ta luajë në udhëtim kundër Andorrës, duel ky që do të zhvillohet më 6 qershor. Pesë ditë pas përballjes me Andorrën, Kosova do ta presë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Turqia i prin grupit me tri pikë, derisa Shqipëria e Andorra kanë tubuar nga një pikë. Kosova, Austria e Anglia ende nuk kanë luajtur në kuadër të këtyre eliminatoreve.

“Është një grup i fortë, por ne kemi synimet tona. Duam ta fitojmë grupin dhe të kualifikohemi në Evropian, gjë që mendoj se mund ta arrijmë”, ka thënë Ajdareviq për “fotbollskanalen.se” të mërkurën.

Ajdareviq, 20-vjeçar, ende nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare me Kosovën, gjë që pret ta bëjë muajin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat