Jamie Carragher: Pushim absurd, është favorizuar Tottenhami

Futboll

Jamie Carragher: Pushim absurd, është favorizuar Tottenhami

Më: 26 maj 2019 Në ora: 06:12
Jamie Carragher,

Ish-mbrojtësi i famshëm i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kritkuar ashpër vendimin për ta zhvilluar finalen e Champions League në qershor, 3 javë pas përfundimit të kampionatit anglez.

Liverpool luan më 1 qershor kundër Tottenhamit në Madrid, por të dyja palët kanë bërë veç stërvitje prej 12 majit, në pritje të finales së madhe.

Për këtë arsye, Carragher mendon se UEFA ka gabuar dhe se zhvillimi i finales kaq vonë është një dëm i madh për Liverpool dhe ndihmë për Tottenhamin, që ka pasur dëmtime kohët e fundit.

"Askush nuk ka mundur të më japë ndonjë arsye pse finalja e Champions League është 3 javë pas përfundimit të kampionatit

"Kjo gjë më ka acaruar shumë, të jem i sinqertë. Mendoj se me shumë gjasa një ndërprerje kaq e gjatë ka ndihmuar Tottenhamin.

"Mendoj se ata janë më shumë probleme sesa ne me dëmtimet, duke nisur nga Harry Kane, Harry Winks dhe dëmtime të tjera të vogla në javët e fundit të kampionatit.

"Mendoj se Liverpool është në formë shumë më të mirë se Tottenham, por pushimi i gjatë është natyrisht një faktor mjaft i rëndësishëm në balancimin e forcave dhe këtu Liverpool penalizohet. Nëse humbet ritmin, është problem i madh dhe këtu duhet të shqetësohet Liverpooli.

"Tottenhami nuk më duket në formë të mirë. E di çfarë kanë bërë sivjet, është e pabesueshme, Pochettino ka qenë fantastik, por pushimi i gjatë është një nder i madh që po u bëhet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat