Champions, Eriksen zbulon momentin e kthesës

Futboll

Champions, Eriksen zbulon momentin e kthesës

Më: 26 maj 2019 Në ora: 06:55
Christian Eriksen

Champions League është vetëm pak ditë larg. Në Madrid, Tottenham dhe Liverpool do të sfidohen për trofeun më të rëndësishëm europian në nivel klubesh. 

Nëse prania e Liverpool-it nuk mund të konsiderohet një surprizë, duke parë se "Të Kuqtë" ishin një nga skuadrat favorite për të shkuar deri në fund dhe për ta fituar kompeticionin, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Tottenham-in. 

Ylli i "Spurs", Christian Eriksen, ka ripërshkuar momentet kryesore të skuadrës së tij në këtë edicion të Champions League, duke treguar fitoren në "Wembley" kundër Inter-it si momentin e kthesës për lojtarët e Pochettino-s. 

"Aksioni i golit filloi nga krahu i djathtë", ka thënë danezi për kanalin zyrtar të klubit. "Sissoko ia pasoi topin Dele Alli-së dhe unë mendova: 'do të gjuajë apo do të pasojë?' Fatmirësisht, ai më pa dhe ma pasoi topin. Unë duhej të gjuaja lart për të shënuar". 

"Kam pasur fat, gjërat kanë shkuar mirë. Ishte momenti perfekt për të shënuar, ndoshta do të kishte qenë rasti i fundit për ne dhe ishte shumë e rëndësishme që të merrnim ato 3 pikë. Ai gol ka bërë diferencën", ka thënë Eriksen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat