Ish-sulmuesi i Real Madrid, Predrag Mijatovic, që te Los Blancos mbajti edhe detyrën e Drejtorit Sportiv për vitet 2006-09, në një intervistë për gazetën spanjolle “AS” ka folur për atë që do të jetë merkato e klubit madrilen në këtë verë, duke mos përjashtuar nga alternativat as Neymar e Mbappe.
“Më pëlqejnë si Neymar ashtu edhe Mbappe, por do të varet nga idetë e Zidane. E sigurtë është që do të duhet të marrin futbollistë të mëdhenj dhe të fortë, sepse Real është thuajse i detyruar të fitojë gjithçka”, deklaroi ish-futbollisti dhe ish-drejtuesi i Real Madrid
“Në përgjithësi, të blesh nuk është e vështirë, por e komplikuar është të zgjedhësh profilet e duhura. Hazard për mua është një futbollist i madh që ka bërë shumë mirë te Chelsea. Po ashtu edhe Pogba është interesant”, përfundoi Mijatovic.