Juve i sakrifikon dy lojtarë, e rikthen Pogban në Torino

Futboll

Juve i sakrifikon dy lojtarë, e rikthen Pogban në Torino

Më: 26 maj 2019 Në ora: 09:35
Paul Pogba

Juventus ka vendosur të hyjë në garë për Paul Pogban.

Mesfushori francez është rrugës për t’u kthyer në Serie A, me Juventusin që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

‘Daily Express’ pretendon se Juventus janë të gatshëm të dhurojnë dy lojtarë për të rikthyer Pogban në skuadër.

Kampiontë e Italisë do t’i ofrojnë Manchester Unitedit si shkëmbim Paulo Dybalan dhe Alex Sandron, për t’i bindur për të hequr dorë nga Pogba.

Për kampionin e botës me Francën ka interesim edhe nga Spanja, konkretisht skuadra e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat