Juventus ofron dy yjet për të realizuar transferimin e ëndërruar - Bota Sot
Juventus ofron dy yjet për të realizuar transferimin e ëndërruar

Futboll

Juventus ofron dy yjet për të realizuar transferimin e ëndërruar

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:19
Paul Pogba

Rikthimi i Paul Pogba te Juventusi nuk është një transferim i pamundur. Bardhezinjtë kanë kohë që po punojnë për të realizuar këtë lëvizje në merkato dhe për t’ia dalë mbanë janë gati të sakrifikojnë shumë.

Sipas të përditshmes britanike “The Express”, skuadra kampione e Italisë mund të jeqë dorë nga dy yjet e saj për të sjellë në Torino kampionin e botës. Të sakrifikuarit janë Paulo Dybala dhe Alex Sandro, që do të shkonin te Manchester United sezonin tjetër. Dy lojtarë që prej kohësh përflitet se mund të largohen nga Juvja.

Problem për bardhezinjtë mund të jetë konkurrenca e fortë me Real Madrid, që ashtu si Juventusi synon një shkëmbim lojtarësh me United. Skuadra “merengues” ofron Gareth Bale për të marrë Paul Pogba.

Kështu, do të jetë skuadra e United ajo që do të vendosë së cilin transferim lojtarësh preferon për të lënë të lirë Pogba.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...