Rikthim pas 10 muajsh në Kombëtare, Reja ftesë sulmuesit - Bota Sot
Rikthim pas 10 muajsh në Kombëtare, Reja ftesë sulmuesit

Futboll

Rikthim pas 10 muajsh në Kombëtare, Reja ftesë sulmuesit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:32
Kombëtarja shqiptare

Sokol Cikalleshi do të jetë rikthimi i radhës i rëndësishëm për skuadrën Kombëtare. Pas Ermir Lenjanit që u bë me dije se do të jetë në gatishmëri të kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se bomberi kavajas do të jetë gjithashtu pjesë e grumbullimit të radhës nën drejtimin e Edi Rejas.

Trajneri i ri i Kombëtares duket se ka vendosur që të lërë pas krahëve gjithçka ka ndodhur më parë me kuqezinjtë dhe të rikthejë në skuadër të gjithë ata që kanë mundësinë për të kontribuuar. Mirëpo, një lajm i keq nga Spanja bën me dije se Rei Manaj ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili e la jashtë ndeshjes së djeshme me Albaseten, ndaj mbetet për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë.

RIKTHIMI Sokol Cikalleshi do të jetë në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e radhës kualifikuese. Sulmuesi i Akhisarspor, ka marrë minuta dhe trajneri Reja i ka dërguar ftesë për të qenë i gatshëm për transfertën në Islandë dhe për ndeshjen në “Elbasan Arena” me Moldavinë. Për bomberin kuqezi, hera e fundit me një vend në Kombëtare ka qenë në qershorin e vitit 2018, dhjetë muaj më parë, ku kuqezinjtë zhvilluan dy ndeshje miqësore me Ukrainën dhe me Kosovën.

Në disfatën 0-3 ndaj “Dardanëve” ai ishte titullar, ndërkohë që ndaj skuadrës që drejtohej nga Shevçenko luajti 33 minuta. Më tej, fati i keq me dëmtimet ka bërë që sulmuesi kuqezi ta humbasë dy herë ftesën. Në dy grumbullime, Cikalleshi nuk ka qenë pjesë e kuqezinjve, teksa përsëritja e një dëmtimi e la atë për disa javë jashtë fushave të lojës.

REI MANAJ Sulmuesi i Albasetes ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili e la atë jashtë skuadrës spanjolle në ndeshjen e djeshme kundër Gijonit në transfertë. Sulmuesi kuqezi ka pësuar shqetësime muskulore, që sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për ngarkesë të muskujve dhe stafi e ka lënë pushim për të mos e përkeqësuar situatën. Nga të njëjta burime të besueshme pranë “FSHF-së, “Panorama Sport” ka mësuar se për Manajn kishte vetëm një ftesë pritjeje. Futbollisti i Albasetes është pjesë e listës së gjerë, duke e asiste këtë edicion me Uinterthur, duke bërë rolin e qendërsulmuesit apo edhe të sulmuesit anësor në Ligën e Dytë helvete.

Deri më tani, klubet e të dy futbollistëve nuk kanë bërë asnjë publikim për një ftesë të mundshme të Seferit apo Çekiçit nga Kombëtarja. Gjithçka do të zbardhet zyrtarisht nga trajneri i Kombëtares në fillim të javës, kur edhe do të prezantohet lista zyrtare për grumbullimin që nis në Durrës, vijon për katër ditë në Frankfurt të Gjermanisë dhe më tej bëhet transferta në Islandë, si dhe sfida në Elbasan ndaj Moldavisë. lënë atë në pritje për ta afruar gjatë grumbullimit, në rast se ndonjë prej sulmuesve do të shfaqte probleme. Tanimë, mbetet për t’u parë se sa kohë do t’i duhen për rikuperimin dhe në rast se Reja do të ketë nevojë për ta thërritur në skuadër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...