Objektivi i Realit tundohet

Futboll

Objektivi i Realit tundohet

Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:07
Objektivi i Realit tundohet

Luka Joviq është ndër objektivat kryesorë të Real Madridit, por në një intervistë për një media gjermane, sulmuesi ka dhënë një deklaratë surprizë.

“Nga eksperienca ime në Europa League, mund të them se ka liga të tjera në Europë që më përshtaten më mirë mua dhe mënyrës sesi luaj unë. Në nivel fizik, Bundesliga kërkon shumë lojë fizike, por pas ndeshjes me Chelsea dhe Inter, unë personalisht kam besimin se mund të përshtatem më mirë duke luajtur në Premier League dhe Serie A. Mënyra sesi luajnë skuadrat atje më përshtatet mua”, tha sulmuesi 21-vjeçar.

Pak ditë më parë u raportuar se Real Madridi ka refuzuar kërkesën e çmendur të Eintracht Frankfurt prej 100 milionë euro, për të lënë të lirë Joviq dhe negocimi ka mbetur në vend tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat