Pronari i PSG "zbarkon" në Angli: ja klubi i cili dëshiron të blejë!

Futboll

Pronari i PSG "zbarkon" në Angli: ja klubi i cili dëshiron të blejë!

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:22
Nasser Al-Khelaifi

Për të parën herë në histori, një pronar katariot mund të zbarkojë në futbollin anglez. Sipas asaj që shkruan "Financian Times", në fakt, Qatar Sports Investment është një nga gjashtë subjektet që kanë nisur tratativat për blerjen e disa kuotave të Leeds United.

Numri "1" i QSI është Nasser Al-Khelaifi, president i PSG, është përfolur edhe për të blerë kuota te Roma. Një zëdhënës ka deklaruar për testatën e famshme amerikane që merkato angleze është në krye të listës së mundësive të reja për t'u "përqafuar".

Gjithësesi, duhet specifikuar si një akord i mundshëm thjesht për të nisur rrugëtimin dhe jo investuar rëndshëm, për të mos rrezikuar shkeljen e Financial Fair Play (FFP). Një zgjidhje alternative mund të jetë ajo për të financuar presidentin aktual Radrizzani për të blerë një klub europian, duke krijuar kështu një rrjet dhe duke shmangur apo "dribluar" normativat e FFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat