Gati për ofertën e bujshme

Futboll

Gati për ofertën e bujshme

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:33
Danny Welbeck

Igli Tare është sërish pranë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, madje me kosto zero.

Drejtoi Sportiv i bardhekaltërve njihet si një specialist në transferimet e futbollistëve, të cilët më pas spikasin nën drejtimin e Inzaghit.

“The Sun” shkruan se Lazio është vënë në gjurmët e sulmuesit 28-vjeçar të Arsenalit, Danny Welbeck, të cilit i skadon kontrata me “topçinjtë” më 1 korrik.

Pikëpyetja e vetme është dëmtimi që pësoi lojtari në muajin nëntor në kavilie, që e ka mbajtur jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Megjithatë, edhe për Lazios nuk ka bërë të qenë e lehtë, pasi për lojtarin ka interes edhe nga Newcastle, West Ham dhe Everton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat