Këta janë shqiptarët që shënuan më së shumti gola në Zvicër - Bota Sot
Këta janë shqiptarët që shënuan më së shumti gola në Zvicër

Futboll

Këta janë shqiptarët që shënuan më së shumti gola në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2019 Në ora: 15:47
Armando Sadiku

Albian Ajeti (Baseli) me 14 gola, Benjamin Kololli (Zurich) 10 e Pajtim Kasami (Sion) e Kemal Ademi (Xamax) 8, Ermir Lenjani (Sion) 6, Shkëlqim Demhasaj (Luzerni) 4 etj. janë shqiptarët që shënuan më së shumti gola në elitën e futbollit zviceran! Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, e ndihmoi Luganon si vendas që të barazon me rezultat 3:3 me Grasshoppersin, në ndeshjen e javës së fundit përkatësisht të 36-të.  

Sadiku shënoi në minutën e 39-të, kur kaloi në epërsi me 1:0 Luganon. Për Luganon shënuan: Sadiku (39’), Bottani (47’), Brlek (86’) dhe për Grasshoppersin: Zesiger (44’), Ngoy (62’) dhe Gjuriçin (70’).  Sadiku u paraqit i plot për Luganon dhe Mersim Asllani, Nedim Bajrami luajtën standardë, ndërsa Gjelbërim Taipi u inkuadrua nga minuta e 52-të dhe Mërgim Bajrami në minutën e fundit për Grasshoppersin. Lugano përfundoi në vend të tretë me 46 pikë, ndërsa Grasshoppersi në fund të renditjes me 25 sosh, duke rënë nga liga. Toni Domgjoni u paraqit titullar, i cili me ekipin e Zurich-ut barazuan 1:1 me St. Gallenin. Guillemenot (16’) shënon për St. Gallenin dhe Khelifi (50’) për Zurich-un.

Domgjoni u zëvendësua në minutën e 80-të nga reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli.  Kampioni i ri Young Boys nga Bernë triumfoi me rezultat bindës 4:0 ndaj Luzernit. Golat i realizuan: Hoarau (27’), Fassnacht (49’), Ngamaleu (72’) dhe  Von Bergen (75’). Young përfundoi bindshëm në vend të parë me 91 pikë të mbledhura. Futbollisti Idriz Voca luajti tërë takimin, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të dhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj u paraqit nga minuta e 64-të për Luzernin. Sioni si vendas mundet me rezultat 1:0 nga Thuni. Kablan shënon në minutën e 62-të.

Ermir Lenjani luajti standard, kurse Pajtim Kasami deri në minutën e 62-të për Sionin.  Baseli ngadhënjeu me rezultat 4:1 ndaj Xamaxit. Campo (26’ e 56’), Riveros (78’) e Von Moos (90’) realizuan për Baselin, kurse shqiptari Kemal Ademi shënon golin e nderit për Xamaxin pikërisht në minutën e 89-të.  Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova bënë lojë të mirë dhe luajtën tërë ballafaqimin për Baselin. Ndërsa shqiptarët Samir Ramizi, Kemal Ademi dhe Dilan Çela luajtën në pjesën e dytë për Xamaxin. Ramizi e Ademi luajtën nga minuta e 58-të dhe Çela nga ajo e 79-të. Xamaxi mbetjen në ligën e kërkon përmes play-aut-it.

Liga e Zvicrës
Basel-Xamax    4:1
Lugano-Grasshoppers    3:3
Sion-Thun    0:1
Young Boys-Luzern    4:0
Zurich-St. Gallen    1:1

Tabela
1. Young Boys    36    29    4    3    91
2. Basel    36    20    11    5    71
3. Lugano    36    10    16    10    46
4. Thun    36    12    10    14    46
5. Luzern    36    14    4    18    46
6. St. Gallen    36    13    7    16    46
7. Zurich    36    11    11    14    44
8. Sion    36    12    7    17    43
9. Xamax    36    9    10    17    37
10. Grasshoppers    36    5    10    21    25

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...