Tare zyrtarizon të ardhmen e Inzaghit - Bota Sot
Tare zyrtarizon të ardhmen e Inzaghit

Futboll

Tare zyrtarizon të ardhmen e Inzaghit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:40
Tare zyrtarizon të ardhmen e Inzaghit

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” para ndeshjes me Torinon, ku u ndal të flasë për situatën e trajnerit Simone Inzaghi dhe të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic.

“Mbledhjet me trajnerin dhe presidentin janë bërë për të kuptuar shumë gjëra, por Inzaghi nuk është në përfundim kontrata, ai ka ende një vit kontratë me ne dhe nuk e kuptoj të gjithë këtë tension të ekzagjeruar. Për ne, ai do të qëndrojë. Presidenti ia ka thënë këtë gjë dhe unë besoj se edhe trajneri ka të njëjtin mendim”, tha fillimisht Tare, teksa për trajnerin italian flitet se mund të marrë drejtimin e Juventusit.

Në lidhje me zërat e merkatos për lojtarët e Lazios, sidomos për mesfushorin serb, Tare tha: “Kërkesat për lojtarët tanë janë pjesë e merkatos së verës, gjëja e rëndësishme është që Lazio vitin tjetër do të ketë sërish një skuadër të fortë, që do të konkurrojë për vendet e para”, përfundoi fjalën e tij shqiptari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...