Valverde: Tani duam të ringrihemi

Futboll

Valverde: Tani duam të ringrihemi

Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:25
Valverde: Tani duam të ringrihemi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka marrë përsipër përgjegjësitë e humbjes në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias. Skuadra katalanase u mund 2:1, duke dështuar jo vetëm të realizojë “tripletën”, por edhe të mbyllë këtë sezon me dy trofe. “Jam mirë, jam mirë. Unë jam këtu para jush për të marrë përsipër përgjegjësitë e mia si trajner”, tha Valverde.

Trajneri i Barcelonës, duke folur pas dështimit në finalen e Kupës, u shpreh më tej: “Kur humbasim, duam gjithnjë të hakmerremi. Kur humbet e ndjen gjithnjë peshën e rëndë të dështimit, zhgënjimit edhe pse kjo është pjesë e punës tonë.”

“E ardhmja? Tani duam të ringrihemi, të gjejmë një sfië të re për të ardhmen. Kur je trajner i një ekipi të tillë si Barcelona është gjithnjë e vështirë të pranosh humbjen. Gjithnjë duhet të marrësh përsipër përgjegjësitë. Ndoshta nuk e kupton se si dhe kur, por një trajner ka bërë ndonjë gabim nëse e ke humbur ndeshjen”, tha Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat