Ylli i Arsenalit: Duhet ta fitojmë Europa Leaguen për Mkhitaryanin

Futboll

Ylli i Arsenalit: Duhet ta fitojmë Europa Leaguen për Mkhitaryanin

Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:25
Henrikh Mkhitaryan

Mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos, zbuloi se ai dhe pjesa tjetër e skuadrës së Arsenalit shpresojnë të fitojnë Europa League për Henrikh Mkhitaryan.

Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në finale – pasi marrëdhëniet mes shtetit armen dhe Azerbejxhanit nuk janë të mira dhe për këtë arsye ai nuk do të udhëtojë për në Baku.

Pjesa tjetër e yjeve të Arsenalit, megjithatë, do të përdorin mungesën e shokut të tyre si motiv shtesë për të arritur fitoren evropiane të mërkurën mbrëma, sipas Sokratis Papastathopoulos.

‘Natyrisht kjo është një mungesë e madhe për ne. Ne jemi shumë të trishtuar dhe tani duhet të fitojmë për të’, tha Sokratis.

“Ne duhet të shkojmë atje dhe të luajmë lojën tonë. Të besojmë se mund ta bëjmë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat