Shqiptarët e Shkupit e rrëzojnë ekipin maqedonas

Futboll

Shqiptarët e Shkupit e rrëzojnë ekipin maqedonas

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2019 Në ora: 19:00
Shqiptarët e Shkupit e rrëzojnë ekipin maqedonas

Futbollisti Berat Ustabashi do të mbahet mend gjatë shumë gjatë nga ekipi i Rabotniçkit. Skuadra shqiptare Shkupi si mysafir triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit, në ndeshjen e javës së fundit përkatësisht të 36-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje ka qenë derbi i skuadrave që luftonin për një vend në garat evropiane dhe minutat e fundit ishin për infarkt, sepse në minutën e  84-të Ilijoski kaloi në epërsi me 1:0  Rabotniçkin.  

Në çastet e fundit doli në skenë Berat Ustabashi duke shënuar dy herë, në minutën 89-të dhe në atë 90+1, duke tronditur ekipin maqedonas. Ustabashi është hero i Shkupit, që siguruan një vend në garat e Europa League, në anën tjetër rrëzoi ekipin maqedonas. Shkupi zuri vendin e katërt me 48 pikë, dy më shumë se Rabotniçki që përfundoi në pozitën e shtatë.

Derbi i skuadrave shqiptare mes Renovës nga Xhepçishti i Tetovës dhe kampionit të ri Shkëndijes nga Tetova, përfundoi me rezultat 3:2 në të mirë të xhepçishtasve. Renova fitoi tri pikë të mëdha duke përfunduar në vend të pestë me 47 pikë. Golat për Renovën i realizuan: Ramadani (41’ e 44’), Useini (77) dhe për Shkëndijen Luma (12’) e Bojku (86’). Shkëndija përfundoi në pozitën e parë me 79 pikë apo 15 pikë më shumë se Vardari në vend të dytë. Shkëndija do të garojë në fazën kualifikuese të Champions Leagues. Duhet theksuar se reprezentuesi i Kosovës U-21, Leard Sadriu, luajti standard deri në minutën e 58-të për Shkëndijën.
 
Liga e Maqedonisë së Veriut 

A. Pandev-Vardari    1:1
Pobeda-Makedonija    1:3
Rabotniçki-Shkupi    1:2
Renova-Shkëndija    3:2
Sileksi-Bellasica    2:1

Tabela
1. Shkëndija     36    24    7    5    79
2. Vardari     36    17    13    6    64
3. A. Pandev     36    17    7    12    58
4. Shkupi    36    13    9    14    48
5. Renova    36    12    11    13    47
6. Makedonija GP    36    12    11    13    47
7. Rabotniçki    36    13    7    16    46
8. Sileks    36    11    11    14    44
9. Bellasica     36    9    11    16    38
10. Pobeda     36    6    5    25    23

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat