Gashit i skadon kontrata me Lirinë, e kërkojnë skuadrat elite

Futboll

Gashit i skadon kontrata me Lirinë, e kërkojnë skuadrat elite

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2019 Në ora: 19:18
Gashit i skadon kontrata me Lirinë, e kërkojnë skuadrat elite

Liria nga Prizreni ka rënë nga elita e futbollit dhe nga edicioni i ri do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës. Sulmuesit Qëndrim Gashit i ka skaduar kontrata me Lirinë dhe ende nuk dihet se në cilin klub do të shkojë në edicionin e ri, edhe pse ai e pranon se ka disa oferta nga ekipet elite. 
“Arsyeja pse do të largohem është se me ka skaduar kontrata dhe jam lojtar i lirë. Kam tri oferta në Superligë dhe në ditët në vazhdim do të vendosi për të ardhmen. Ende nuk më është ofruar diçka nga Liria, pra një ofertë e re”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Gashi është prej sulmuesve më të mirë në vendin tonë, i cili është  rritur nga klubi prizrenas. Ai pjesë e këtij ekipit ka qenë që nga shkolla e futbollit kur kishte 11 vjeç dhe ka debutuar ende pa i mbush 17 vjeç. 
Madje mbahet mend që ka debutuar në vitin 2012 edhe si lojtari më i ri në Superligë. Edicionin që e lamë pas ai ka shënuar pesë gola dhe ka pas shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat