Drejtori i Juventusit: Kurrë nuk e kemi kontaktuar Guardiolan

Futboll

Drejtori i Juventusit: Kurrë nuk e kemi kontaktuar Guardiolan

Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:42
Pep Guardiola

Drejtori i Juventusit – Fabio Paratici konfirmoi se nuk do të zyrtarizojnë trajner të ri derisa të gjitha garat të kenë përfunduar, por gjithashtu theksoi se kurrë nuk kanë kontaktuar Pep Guardiolën.

E gjithë vëmendja tashmë është fokusuar në të ardhmen dhe kush do të jetë në stol vitin e ardhshëm tek ‘Zonja e Vjetër’.

“Ne nuk kemi nevojë të krijojmë thashetheme, ne vetëm duhet të ndërtojmë skuadrën më të mirë të mundshme. Do të veprojmë në përputhje me direktivat e trajnerit tonë të ri, prandaj duhet ta presim para se të bëjmë ndonjë lëvizje “, tha drejtori i sportit për DAZN.

Paratici u pyet në mënyrë specifike rreth lidhjes me Guardiolan, trajnerin e Manchester Cityt.

“Është një botë e çuditshme, kjo. Kurrë nuk kemi pasur kontakt me Guardiolan dhe kurrë nuk kemi menduar për të. Ai ka kontratë, kështu që gjithçka duket shumë e çuditshme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat