Atalanta dhe Inter në Ligën e Kampionëve, Milan dhe Roma në Europa League

Futboll

Atalanta dhe Inter në Ligën e Kampionëve, Milan dhe Roma në Europa League

Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:38
Atalanta

Ka përfunduar edhe zyrtarisht sezoni 2018/19 i kampionatit italian, Serie A.

Skuadra e Atalantas padyshim se ka qenë befasia më e madhe e vitit në Itali, pasi ka arritur të sigurojë plasmanin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Përveç Atalantas, në Ligën e Kampionëve do të luajë edhe Interi.

Inter dhe Atalanta kanë grumbulluar nga 69 pikë në Serie A, kurse Milani mbetet në vendin e pestë me 68 pikë.

Milan dhe Roma do të luajnë në Europa League edicionin e ardhshëm.

Roma edhe zyrtarisht do të luajë në Europa League edicionin e ardhshëm – pasi ka grumbulluar 66 pikë dhe është pozicionuar në vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat