Gasperini: Lojtarë të mrekullueshëm, arritje historike

Futboll

Gasperini: Lojtarë të mrekullueshëm, arritje historike

Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:43
Gian Piero Gasperini

Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini, ka folur për "Sky Sport" pas fitores së marrë kundër Sassuolo-s, që i ka siguruar skuadrës së tij pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League. 

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Sassuolo ka luajtur deri në vdekje. Ka qenë një fitore e madhe për këta njerëz, klubin dhe për këta lojtarë, që kanë qenë të mrekullueshëm". 

"Champions është një objektiv i arritur për herën e parë dhe Atalanta do ta përfaqësojë shumë mirë futbollin italian", ka përfunduar trajneri i zikaltërve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat