Drejtori i Milanit: Jemi shumë të mërzitur

Futboll

Drejtori i Milanit: Jemi shumë të mërzitur

Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:58
Milan

Milan ka humbur përsëri shansin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, duke lënë tifozët të zemëruar me dështimin e ekipit.

Milani, rreth një ose dy muaj më parë, dukej si konkurrentë i vërtetë për një vend në garën më të madhe Evropës, por një formë e dobët dhe një fat i keq, sonte, i ka dërguar në shtëpi duarbosh.

Duke folur për CalcioMercato.com, presidenti i Milanit Ivan Gazidis pasqyroi zhgënjimin:

“Megjithë fitoren e kësaj mbrëmjeje, ne jemi mjaft të zhgënjyer që nuk kemi arritur të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ekipi luftoi fort deri në fund, dhe dua të falënderoj të gjithë për përpjekjet e tyre, duke tejkaluar vështirësitë e përfaqësuara nga dëmtimet e ndryshme dhe disa pengesa. Ne përfunduam sezonin me pikët tona më të larta që nga 2012/13.”

“Vitin e ardhshëm do të marrim pjesë në Europa League për të dytin vit radhazi. Kam besim se ekipi do të vazhdojë të rritet dhe të arrijë suksese”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat