A do të qëndrojë te Interi? Spalletti befason me deklaratën e tij - Bota Sot
A do të qëndrojë te Interi? Spalletti befason me deklaratën e tij

Futboll

A do të qëndrojë te Interi? Spalletti befason me deklaratën e tij

Më: 27 maj 2019 Në ora: 00:30
Luciano Spalletti

Interi siguroi mes vuajtjesh dhe vetëm në “frymën e fundit”, pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë drejtuesit mund të nisin punën për sezonin e ri.

Mediat në Itali e japin të kryer tashmë largimin e Spallettit, ndërsa vetë ky i fundit iu përgjigj një pyetjeje mbi të ardhmen, në përfundim të takimit ndaj Empolit.

“Duhet të mësojmë nga Agnelli, i cili pas ndeshjes me Ajaxin konfirmoi Allegrin, por më pas e patë çfarë ndodhi. Nuk e di a do largohem, por nëse qëndroj, kjo po që do të ishte surprizuese për mua”, tha Spalletti, duke lënë të kuptohet se i ka valixhet gati tashmë.

Megjithatë tekniku zikaltër pranoi se ende nuk ka marrë asnjë komunikim nga shoqëria për këtë çështje dhe se në ditët e ardhshme pritet të sqarohen pozitat e tij te Interi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...