Gazdis arsyeton sezonin, flet për të ardhmen

Futboll

Gazdis arsyeton sezonin, flet për të ardhmen

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:25
Ivan Gazidis

Milani dështoi të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve për herë të tetë radhazi.

Rosonerët edhe pse fituan në ndeshjen e fundit, mbetën një pikë larg Atalantës dhe Interit, shkruan Indeksonline.

CEO i rosonerëve, Ivan Gazidis ka thënë fjalën e tij, duke dërguar edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë tifozët e Milan që qëndrojnë me gjakun e ngrirë.

“Pavarësisht fitores së kësaj mbrëmje, jemi shumë të zhgënjyer që nuk u kualifikuam dot në UEFA Champions League. Gjithsesi, skuadra luftoi fuqishëm deri në fund dhe dua të falënderoj të gjithë për angazhimin serioz, duke kapërcyer çdo vështirësi të shkaktuar nga dëmtimet dhe mungesat”, komentoi Gazidis.

“Përfunduam sezonin me pikavarazhin më të lartë që nga sezoni 2012/13. Vitin e ardhshëm do të marrim pjesë në UEFA Europa League për të dytin vit radhazi. Jam besimplotë se skuadra do të vijojë të rritet dhe të arrijë suksese”, ishte mesazhi i rëndësishëm i Gazidis që përjashtoi kështu indirekt mundësinë e një dënimi të UEFA-s, në lidhje me Fair Play Financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat