PSG-ja shokon me transferimin e ri nga Liverpool

Futboll

PSG-ja shokon me transferimin e ri nga Liverpool

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:59
James Milner

Paris Saint Germain është lidhur me një lëvizje shokuese për mesfushorin e Liverpoolit James Milner, i cili po hyn në muajt e fundit të marrëveshjes së tij në ‘Anfield’.

Milner mund të jetë duke bërë paraqitjen e tij të fundit për ‘Të Kuqtë’, ndërsa ata përballen me Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor.

Nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re, Milner do të jetë në dispozicion si transfer i lirë këtë verë dhe Parc Des Princes mund të jetë një opsion.

Paresienët po kërkojnë një zëvendësues të talenti Adrien Rabiot, i cili do largohet nga Franca këtë merkato.

Si pjesë e ndryshimeve, mund të kërkohet përvoja, e cila hap mundësinë e lëvizjes së Milner në kryeqytetin francez, siç raportojnë The Sun.

PSG-ja tashmë ka lëvizur shpejt gjatë merkatos së verës dhe pritet që së shpejti të njoftojnë ardhjen e Ander Herrera nga Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat