Ramos mendon largimin, Reali i jep këtë detyrë Zidanes

Futboll

Ramos mendon largimin, Reali i jep këtë detyrë Zidanes

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:42
Sergio Ramos dhe Zinedine Zidane

Sergio Ramos mund të ketë dyshime rreth qëndrimit te Real Madrid, por vendimi mbi të ardhmen e tij nuk është vendosur ende.

Drejtuesit e Real Madridit shpresojnë se Zinedine Zidane mund të bindë qendërmbrojtësin për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm dhe trajneri dhe lojtari kanë pasur një diskutim të gjatë në fund të sezonit 2018/19.

Ramos i tha Zidanes se çfarë po mendonte dhe zbuloi dyshimet e tij mbi të ardhmen.

Francezi reagoi pozitivisht dhe po bën gjithçka që ai mund të ndihmojë kapitenin të ndjehet mjaft mirë në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’.

Zidane e konsideron Ramosin si një lojtar thelbësor pasi e kuptojnë njëri-tjetrin aq mirë dhe trajneri mendon se mbrojtësi është jetik si në fushë ashtu edhe jashtë fushës.

Trajneri aktual i Realit është i bindur se klubi dhe Florentino Perez do të jenë në gjendje të kthejnë situatën në favor sa duhet që Ramos të qëndrojë.

Mbrojtësi spanjoll është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pushim dhe pasi të kthehet do të takohet me presidentin Perez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat