’’Hazard dhe Messi janë njësoj, të dy i japin kuptim futbollit’’

Futboll

’’Hazard dhe Messi janë njësoj, të dy i japin kuptim futbollit’’

Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:04
Eden Hazard ka të njëjtat veti si ikona e Barcelonës Lionel Messi

Eden Hazard ka të njëjtat veti si ikona e Barcelonës Lionel Messi, thotë Joe Cole, me sulmuesin belg që sipas tij është “lojtari më i talentuar për të luajtur për Chelsean”.

Lionel Messi është fitues i pesëfishtë i Topit të Artë dhe ylli argjentinas konsiderohet si një nga më të mirë që ka luajtur në historinë e futbollit.

Hazard është një tjetër lojtar me aftësinë për të argëtuar dhe ekzaltuar tifozët, me ish-playmakerin e Chelseat Cole i cili sheh ngjashmëri midis 28-vjeçarit dhe atyre që konsiderohet të jenë pjesë e elitës globale.

Ish ylli i ‘Bluve’ i tha The Sun: “Nuk ka shumë lojtarë në botë që do të paguaja për t’i parë. Ndoshta dy – dhe ata janë Lionel Messi dhe Eden Hazard”.

“Edeni ju tregon atë që mund të bëjë me topin. Kur ai apo Messi luan ju shihni vetëm bukurinë e futbollit”.

”Ata e bëjnë të duket më i lehtë futbolli. Dhe nëse do kisha vetëm disa paund atëherë do t’i shpenzoja duke shikuar Messin dhe Hazard duke luajtur futboll”.

”Eden është lojtari më i talentuar që ka luajtur për Chelsean”, deklaroi anglezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat