Përshëndetja e De Rossit, sa shumë emocione në Olimpico

Futboll

Përshëndetja e De Rossit, sa shumë emocione në Olimpico

Më: 28 maj 2019 Në ora: 07:55
Daniele De Rossi

Tifozët e Romës mbrëmë i dhanë lamtumirën Daniele De Rossit.

Një tjetër legjendë u largua nga Roma. Dy vite më parë ishte ikona e klubit Francesco Totti ai që u përshëndet me tifozërinë romake, teksa u pensionua nga futbolli, kurse mbrëmë Daniele De Rossi, të cilit nuk iu vazhdua kontrata u largua nga verdhekuqtë, por do të vazhdojë të luajë në një kampionat tjetër.

Në sfidën e fundit të stinorit ndaj Parmës të fituar 2-1, rezultati ishte në plan të dytë, pasi i gjithë stadiumi ishte mbushur për të përshëndetur De Rossin.

Image

Mes lotëve dhe duartrokitjeve 36-vjeçari i dha lamtumirën skuadrës së tij të zemrës, me të cilën ka luajtur që nga viti 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat