Welbeck do të largohet nga Arsenali, e kërkojnë në Premier Ligë dhe Serie A

Futboll

Welbeck do të largohet nga Arsenali, e kërkojnë në Premier Ligë dhe Serie A

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:31
Danny Welbeck

Sulmuesi anglez do të jetë futbollist i lirë që nga 1 qershori.

Danny Welbeck nuk ka vazhduar kontratën me Arsenalit dhe do të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të finales së Ligës së Evropës, që Arsenali e luan ndaj Chelseat të mërkurën.

Interesim i madh për 28-vjeçarin, duke nisur nga klubet e Premier Ligës, me Evertonin që duket si klubi më serioz për të nënshkruar me të. Përveç tyre Welbeckun e duan edhe Newcastle e West Ham.

Mirëpo ish-sulmuesi i Manchester United pëlqehet edhe nga klube jashtë Anglisë. Është skuadra e Lazios ajo që do të tentojë Welbeckun për t’u transferuar në Romë, ku mund të luajë në formacionin bazë së bashku me Ciro Immobilen.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përzgjedhja e futbollistit, i cili ende nuk ka marrë vendim se ku do të luajë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat