Zbulohet lista e të ftuarve të Kosovës U21

Futboll

Zbulohet lista e të ftuarve të Kosovës U21

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:15
Kosova U21

Sot në një konferencë për media trajneri i Kosovës U21 Rafet Prekazi ka zbuluar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës. Risi në këtë listë janë 6 lojtarët e rinj të lindur në vitin 2000.

Futbollisti Arton Zekaj i cili sot u prezantua te Kosova nuk do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje, prandaj edhe nuk është në listën e të ftuarve.

Para këtyre ndeshjeve trajneri i Kosovës U21 u shpreh tejet entuziast, duke pritur shumë nga lojtarët e tij, por sipas tij nuk duhet të ketë euforia pasi që kanë të bëjnë me dy kundërshtarë  mjaft të fortë. Ai tha se këta djem kanë nevojë për përkrahje dhe beson se do ta kenë.

Kosova U21 ndeshjen e parë e luan në udhëtim tek Andora, ndërsa disa ditë më vonë pret Turqinë në Prishtinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat