Garë e “çmendur” për Këpucën e Artë në Superiore, 3 lojtarë në ndjekje të trofeut personal

Futboll

Garë e “çmendur” për Këpucën e Artë në Superiore, 3 lojtarë në ndjekje të trofeut personal

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:06
Këpuca e artë

Verdikti i vetëm që ka dalë deri tani nga Kategoria Superiore është Partizani kampion dhe Kamza në Kategorinë e Parë (me vendim federate). Kur mbetet një javë për t’u luajtur, skuadrat vazhdojnë të diskutojnë Europën dhe mbijetesën.

Por, ka edhe një luftë mes futbollistëve për të fituar “Këpucën e Artë” të kampionatit dhe titullin e golashënuesit më të mirë. Deri tani, gara zhvillohet mes 3 lojtarëve, por diferenca është e ngjeshur dhe të tjerë mund të futen në garë.

Vasil Shkurtaj-Rexhinaldo dhe mesfushori i Tiranës, Hasani, kanë arritur të realizojnë 11 gola. Në garë është edhe Roxher i Kastriotit me 10 gola, si dhe Shtubina te Laçi, me po kaq realizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat