Ajaksi në “delir”, pas De Ligt një tjetër yll kërkon të qëndrojë në Amsterdam

Futboll

Ajaksi në “delir”, pas De Ligt një tjetër yll kërkon të qëndrojë në Amsterdam

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:08
De Ligt

Të gjithë menduan se Ajaksi, do të shpërbëhej në fund të sezonit, pasi të gjithë yjet e skuadrës do të largoheshin, por deri tani përveç De Jong askush është larguar.

Pas De Ligt, i cili ka thënë se mund të vazhdojë të luajë tek Ajaksi, ka ardhur dhe deklarata e Van De Bek.

Mesfushori 22-vjeçar, ka folur për mediat e vendit të tij duke thënë se mund të vazhdojë karrierën tek Ajaksi.

“Secili duhet të marrë vendimet e veta, kam një kontratë deri në 2022 me Ajaksin dhe jam mirë këtu, për të luajtur me gëzim të madh në Amsterdam”, kanë qenë fjalët e lojtarit, të cilat gëzojnë Ajaksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat