S’ka vend për Xhemailin e as për Mehmedin – ftohen Shaqiri, Xhaka dhe Ajeti - Bota Sot
S’ka vend për Xhemailin e as për Mehmedin – ftohen Shaqiri, Xhaka dhe Ajeti

Futboll

S’ka vend për Xhemailin e as për Mehmedin – ftohen Shaqiri, Xhaka dhe Ajeti

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Zvicra ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Portugalinë në play-off të Nations League dhe Irlandën në kualifikimet për Euro 2020.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka publikuar listën e 25 lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit, kundër Portugalisë në gjysmëfinale të Nations League dhe atë kundër Irlandës për kualifikimet e Euro 2020.

Janë ftuar tre shqiptarë këtë radhë, Shaqiri, Ajeti dhe Xhaka, kurse Mehmedi dhe Xhemaili janë lënë jashtë.

Fillimisht, helvetikët do ta mbajnë një kamp përgatitor në Cyrih, në të cilin do të mungojnë futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, sepse ata kanë angazhime me Liverpoolin, respektivisht Arsenalin në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...